Fryma poetike e së dielës me poeten:-Adelina Dardha HASKAJ

E prekshme

———————–

Kur fjalët mungojnë,

dhe dridhjet bëjnë të duket

brishtësia

dhe poret e lëkurës,

si iriqa,

në ndjesinë e të qenit

e vërtetë.

Ajo të zbukuron lodhjet e ditës,

për të gjetur gjilpërën e humbur

dhe për të qendisur

yjet e rënë nga kujtimet e vjetra.

/QendraPress/