Çaste poetike me poeten;-Shpresa DHIMA

TË NISA NJË LETËR
——————————
Një letër të nisa një fjalë shpirti..
Në krahë të një zogu e përcolla…
Zogu përtej kufijve të detit fluturoj..
Fluturim mbi oqean…
Dallgëve stuhive ju bëri ballë..
Te ty të sillte timin mall..
Hënës ju luta të bënte dritë..
Që letrën të lërë në duart e tua ..
Dhe ti të lexosh ato dy fjalë,
Oqeanesh dridhen nga heshtja jote
Të zgjojnë ato mijëra kujtime,
Në sy të çelen veç agime
Që kanë sfilitur zemrën time
Eja dallgëve të detit , mos ju tremb territ
Eja trokit në shpirtin tim të malluar,
Ndize zjarrin që brenda mban,
Ende trupit zjarrmon, neuroneve ndizet,
Dashuria jote, me dashurinë time rritet.
/QendraPress/