Kryetari Totaj,priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Rainer Rudolf.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Rainer Rudolf ku pas një takimi të ngrohë e miqësor, i pari i komunës Shaqir Totaj,tha se sot,pata kënaqësinë ta takojë ambasdorin e nderuar ku bashkarisht kemi biseduar e sidomos në sferën e bashkëpunimit në sferën e investimeve gjermane në Kosovë.Po ashtu kemi biseduar edhe për bashkëpunimin e mirë që e kemi me Gjermaninë, Po kështu biseduam edhe ITP në dhe bashkëpunime tjera tha I pari I komunës.
Shkelqësia e tij ,ambasdori Rainer Rudolf tha se jam i kënaqur me pritjen e Kryetarit Totaj në këtë qytet të bukur, që është gjithmonë këndshëm të jesh këtu. Marrëdhënia jonë ka qenë e mirë dhe do ta vazhdojmë të tillë. Folëm për zhvillimin ekonomik dhe mundësinë e sjelljes së investitorëve gjermane në Prizren, meqë kemi edhe një bashkëpunim të fuqishem edhe për faktin e ITP-së.’’ tha mes tjerash ambasadori.
Kryetari Totaj, tashmë është derë e hapur për shumë delegacione ndërkombëtare, ku po pretë delegacione e ambasadorë të shumtë.