Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Flora Mezini BOJA

 Kur nata s’ka hënë , fëmijët e mi dua të më sjellin dritë

————————————————————

Kur nata hesht dhe s ka dritë në qiejt e saj,

Sepse hëna atë natë mungon ,

Fëmijët e mi dua të ndezin një dritë

nga thellësia e shpirtit , pa fjalë.

Zemrën time kjo dritë e tyre e ndriçon .

Kur mungon ndriçimi në qiell,

Ndriçimin e hënës dëshiroj ta

bëjnë fëmijët e mi përherë .

Me vargjet e mia dua të arrij gjer tek retë,

Dhe atje nga gëzimi i arritjeve të tyre të ulem

, e të pushoj e qetë.

Me hënën fëmijët të flasin , sikur flasin me nënën,

Mos ti mbajnë asaj asnjë sekret .

Kur bisedojnë me të, lehtësohen ,

Hëna sikur Nëna ,

gjithmonë i dëgjon dhe tek to është prezent .

Në këtë botë që po jetojmë,

Veç hëna dhe nëna mendjen na e ndriçojnë.

Sepse njerëzit shumë xhelozojnë,

Dhe më të mirë se veten nuk të pranojnë.

Prandaj fëmijët e mi dëshiroj të flasin me hënën ,

 se ajo nuk i gjykon,

Nuk i sheh me sy të ftohtë,

me tjetër njeri nuk i krahason.

Tek ajo do e ndiejnë veten të plotë,

pa maska e pa fjalë,

Sepse hëna me nënën

prandaj kaq shumë ngjajnë .

E thashë në fillim të shkrimit tim:

Kur yjet dhe hëna në qiell mungojnë

dhe qielli s’ka ndriçim,

Fëmijët e mi dëshiroj të bëjnë dritë

Për këtë lutet nëna në zot ,

fëmijët të ndricojnë dhe në errësirë

/QendraPress/