Prizrenit, do ti mungojë një inxhinier e personalitet i përkryer- Kemal Hisari.

Me 28 mars 2026, pushoi zemra e një inxhinieri dhe personaliteti të përkryer që kishte qyteti i Prizrenit. Ku edhe sot, e kësaj dite në këtë qytet gjuha ndërtimore e Kemajl Hisarit fletë më arkitekturën ndërtimore. E kujtojë kur unë e Skender Morina, ishim në aktivitete për ndërtrimin e objektit të shkollës në Landovicë në vitin 1993, me vetëkontribut të banorëve dhe atyre që e donin shkollën shqipe, takojmë Kemajl Hisarin dhe inxhinirin Shaip Shotka, dhe i shpjegojmë aktivitetin tonë ata për një shumë simbolike e më shumë për punë humanitare na bashkohen në këtë aksion. Baca Kemajl ishte një burr tepër studioz e profesional dhe finesat e tija ishin me plotë sens e shije.Na ra rasti të jemi shpesh bashkë dhe profesionalizmi i tyre na bëri krenar edhe neve fshatin Landovicë. Andaj, ikja e tij nga jeta e Prizreni, ka varfëriar këtë qytet edhe për një njeri perfekt e arktiket profesionalist të rrallë.
Veprat dhe shembulli i tij do të jenë udhërrëfyes për shumë breza, si dhe gjurmë për qytetin e Prizrenit dhe më gjerë, ku kontribuoi me shumë përkushtim dhe dashuri.
Varrimi u bë me 28 mars, 2026, në varrezat e qytetit të Prizrenit.Por ai gjatë do të mbetet në kujtesën e Prizrenit e veprat e tij do të mbetën edhe për shekujt që vijnë si shembull përkushtimi./Q.Thaçi/-/QendraPress/