Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

Muaji Prill
——————————-
O muaji im i bekuar kudo e në çdo skaj,
më vjen plot cicërima zogjsh pa emër,
dhe me aromë lulesh, sikur të ishe Maji,
shpirtin përqafon me ngjyrën e gjelbër.
O muaj i bekuar i jetës time pafundësisht,
i dashurisë, ëndrrave, paqes edhe shpresës,
pikturuar në fletët e zemrës shumë miqësisht,
Ndaj s’të ndërroj kurrë me asnjë muaj tjetër.
O muaji im i bekuar i çdo frymëmarrjeje,
me ty u dashurova qysh në embrion,
Nëna dhe Zoti shikim prej një dritareje,
“Blero engjëll” më thonë,
blero dhe buzëqesh gjithmonë!
/QendraPress/