Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

MOS E PREJ VLLAUN NË BESË

—————————————

Mars i zi i ’45-ës,

gjaku në Tivar u derdh…

Kush po i prin kushtrimit?

Djemtë dardanë rrugën morën,

nga Prizreni në Tivar,

ta shpëtojmë kombin shqiptar.

Në Prizren kur kanë shku,

me lidhë besë, mu besatu,

kundër malazezëve me luftu.

Në Prizren u bë tradhtia,

u çarmatos e gjithë djemnia,

u prenë në besë nga qeveria.

Rrugë e gjatë paskësh qenë,

nga Prizreni drejt Tivarit.

Në Tivar kur i dërgun rreth

4000 djem,

malazezët i helmuan e i pushkatuan,

nga dardanët pinin gjak

e s’u ngopën sot për mot,

muaji mars – verë në gotë.

Tivari u bë varr pa emër…

Në lule të rinisë djemtë i masakruan,

e as varrin nuk ua mësuam.

E askush s’gjeti gjë as sot,

as shenjë, as varr, as kockë.

Mbetën plisat e bardhë

në mal, në fushë e në det,

duke u shpërndarë nëpër jetë.

Rrugë pa kthim, Prizren–Tivar,

asnjë mashkull nuk na lanë gjallë.

Terr i zi e mbuloi Tivarin,

masakruan djemtë për së gjalli.

Shkuan djemtë me çlirue kufijtë,

u tradhtuan nga qeveritë.

Nga jugosllavët e kemi prit,

po ju shqiptarë, pse na dolët në pritë?

E tradhtuan vëllanë e vet,

veç për me ndejtë në pushtet.

Rrugë e gjatë është edhe sot,

gjithë këto vite shkuan kot,

kurrë s’u gjet asnjë kockë.

Kjo tradhti paska qenë e randë,

kur tradhtohesh nga shteti amë.

Po kam frikë mos është trashëgu,

me u pre në besë, prapë me u tradhtu.

Oj Shqipni, ki pak kujdes,

ruaj vëllezërit, mos i prej në besë,

si në vitin 1945.

Sepse dardha bie nën dardhë,

mos e humb vëllaun për shkjaun..

/QendraPress/