Lmtumirë Mustafë Gashi, veteran e luftëtar dhe shok tepër i mirë.

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Mustafë Gashi nga Theranda . Mustafa ishte pjestar i UÇK-së në drejtorin operative të Shtabit të përgjithshëm. Varrimi do të bëhet nesër (e shtunë) më 04.04.2026, në ora 15:00, në varrezat e Therandës.
Një burrë i qetë, i butë, që kurrë nuk e ngriti zërin, por që gjithmonë dinte si të dëgjohej. Gjithmonë I urtë , sepse mirësia e tij refletonte, në çdo festë, në çdo moment familjar, gjithmonë pjesë e kujtimeve të bukura.në familje e në shoqëri
Luftëtar i UÇK-së, njeri që e deshi këtë vend me zemër dhe punoi për të pa u lodhur. Pas luftës, nuk ndaloi, vazhdoi të ndërtojë, të kontribuojë, të japë nga vetja.
Ishte njeri që dinte të fliste me të gjithë, me të mëdhenj, me të vegjël, me këdo. I zgjuar, i mençur, me një mendje të ndritur dhe një shpirt të rrallë. Në çdo gëzim, sillte dritë, e bënte atmosferën më të ngrohtë, më të gjallë, gjithmonë i buzëqeshur.
Mbi të gjitha, ishte baba i dashur, njeri i mirë dhe i drejtë.
Sot nuk humbëm vetëm një njeri. Humbëm një pjesë të shpirtit kombëtar./QendraPress/