Ndërron jetë ndër mësuesit e parë në Prizren Ruzhdi Dapko

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ndërroi jetë më i dashuri ynë:
Ruzhdi Dapko
Veteran i arsimit dhe një ndër mësuesit e parë në vendin tonë
I ndjeri Ruzhdi Dapko do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj, për përkushtimin, urtësinë dhe dashurinë ndaj dijes. Ai la gjurmë të pashlyeshme në arsim dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 04.04.2016 në ora 16:16 në varrezat e qytetit.