Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Agim GASHI

TE VARRI I KOMANDANTIT

—————————————-

Tek qëndroi gaditur

te varri i Adem Jasharit,

më bëhet se e dëgjoi

një zë që del prej varrit.

Nëse dëshironi-

të na nderoni vërtetë,

tregonju brezave që vijnë

-për qka kemi vdekë.

Duane njëri-tjetrin

ndihmoni n’kohë t’liga,

mos lejoni kurrë-

që t’u përqajë shtriga.

Shtrija dorën mikut

shtrija dorën vëllaut,

për hatër t’Kosovës

-për inati t’shkaut.

Harroni mes veti

inatet e hasëmeritë,

vetëm të bashkuar

ju do të dilni n’dritë.

Ndaleni hakmarrjen

-i ndërpreni gjaqet,

-le të rritën fëmijët

le të tymojnë oxhaqet.

Kur ju jeni te lumtur

dhe të gëzuar në jetë,

edhe ne të rënët

do t’prehemi të qetë.

Agim Gashi

/QendraPress/