Çaste poetike me poeten;-Sadbere Gagica SPAHIJA

ÇDO DITË ZGJOHEM ME NJË ËNDËRR

———————————————-

Cila ëndërr m’i djeg qepallat

Para se të hapet perdja e syve

Një mall zgjohet para agimit

Në dritare të shpirtit me shpon

Sa e sa ëndrra më sillen vërdallë

O loti im i bukur

O mall

Sa udhë ka bërë kjo shkronjë

Udhëve përplasur

Si dallgët e detit shkëmbinjve

Dhe prapë është futur në lëvozhgën e vet

Aty ku janë ngujuar lumnitë e stinëve

Medet

Sa gjuhë njeh kjo ëndërr?

… Sa herë ka zbritur dallgëve

Fudosur …sërish zgjuar ka pritur

Tëj largësive paska ikur sonte

Ky mall

Çdo ditë zgjohme me një ëndërr

Etje e pashuar

Po TY s’të gjej akund…askund?

Ku je fshehur në këtë natë

Pse hesht?

Çdo ditë zgjohem me një ëndërr

Me një shpresë

O mall stine!

/QendraPress/