E diela poetike  me poeten;-Katerina BARBIERI

Udhëtim drejt atdheut

———————————–

Rrodhën stinët ashtu mjaltëruar,

nektari i tyre vërshon argjënd,

me pjalmë të kuq, shpirti mbuluar,

me gërma zjarri, i shtrenjti vënd

O koh e çmuar ditë e florinjte,

që shpirtin m’dredh si gjethja n’vjeshte,

në sofrën ku mblidhemi si çiliminjte,

në prehër t’nēnës, lule-xhenet

Si dallandysheshet që vijn papritur,

n’fluturim-mall kërkojn fole,

un vij në vëndin ku jam rritur,

në mes të tjerash shkëlqen atdhe

Me padurim un vazhdoj udhën,

vargun dhe muzën i lidh kurorë,

si hark ylberi portën e shpirtit,

me gëzim më pret e zemër n’dorë

Përpëlitet malli nëpër mjegull,

malet në gji krejt heshtjen mbajn,

profum-petalesh dehur rrin pezull,

penel i erës mes reve çan

Buzëqeshjen n’buzë si lule e mbirë,

që rrjedh e artë margaritare,

shpresën e bardhe kurr s’è ke nxir,

o tokë dardane me mall e larë!

/QendraPress/