E diela poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

DALLËNDYSHJA
——————–
Një dallëndyshe
erdhi fluturim,
te foleja e vjetër
për të gjetur strehim.
Por foleja e vjetër
ishte shkatërruar,
dallëndyshja bishtgërshërë
shumë ishte pikëlluar.
Ja nisi ngadalë
çerdhën për të ndërtuar,
por edhe çuni i vogël
asaj i ka ndihmuar.
S’vonoi shumë kohë
çerdhja u ndërtua
dhe dallëndyshja
aty u strehua.
Në fole të re
ajo u shumua
dhe të vegjlit e saj
për t’i rehatuar.
/QendraPress/