Çaste poetike me poetin;-Naim JONUZI

Dreka e të varfërit
—————————-
Një grusht me dhimbje
Ca pika loti
Ne sy t’pa shpresa, përgjeruar
Si nje krisme uragani
Ia lashë mbi tryeze
Meri – i thashë – zoteri
Eshte dreka qe konsumon ai
Ai qe tretet rrugeve si qiri
Me trasten e dhimbjeve
Ne diell e shi
Ti s’e din c’eshte uria
Te mbledhesh kockat mbi dyshekun pa carcaf
Dyshek i falur, a gjetur ne an’ te rruges
Apo i hedhur nje dit nga ti
Une e di
Ti kurre s’do e ndjesh dhimbjen e tij
As lotin qe i rrjedh ne faqe
Ndryshe rritur ti
Ndryshe ai
Ai i pangrene
Ti i parfumosur gjer ne gishterinj
/QendraPress/