Çaste poetike me poetin:-Maxhun OSMANAJ

Kam përtypur…
————————-
Kam përtypur kohën si ushqim
Për të mos mbetur rrugës i uritur, n’udhëtim
Shpesh koha më ka përtypur dhe kafshuar
Por rrënjët e qëndresês më kanë forcuar
Kam përtypur dhimbjet e shpirtit tim
Me rrebeshe dhe stuhi kam qëndruar n’dyluftim
Edhe jetën kam përtypur me kujdes dhe urtësi
Me dashurinë e saj deri këtu kam mbërri
Sa e sa kafshime, shije pelim n’kujtesë më lanë
Duke kèrkuar vetveten, shpesh më vranë…
/QendraPress/