Çaste poetike me poeten:-Drita FEJZA

KURORA E LIRISË

——————————

Para se liria të lindte në dritë,

linde , vajza ime, shpresa e parë,

në ditë të errëta, në kohë pa shpëtim,

si yll që digjet mbi qiellin e vrarë.

Vitet kaluan me plagë e mund,

me sakrifica që s’thuhen me fjalë,

zemra mbante një dritë të fshehtë,

si farë që pret pranverën ngadalë

U shenjtërova me jetën që linda,

populli, me luftën dhe sakrificat,

u kurorëzuam me shtet të ri;

vajza ime dhe liria u bënë një histori

Që atëherë, kur festoni ditëlindjet,

më duket se përqafoj vetë historinë;

sepse një nënë dhe një atdhe

kanë të njëjtën rrënjë: dashurinë!

/QendraPress/