Çaste poetike me poeten:-Bruna THANASI

Mësova dhe unë.
—————————-
Disa njerëz, i ndien pjesëtarë familjarë.
Gjer sa dashuria e tyre,të bëhet dhimbje.
Momentet e bukura,ti kthejnë në të qarë
Se jetën e tyre, me sherr e me grindje
Fillova ta humbja, paqen ç’do natë
Duke menduar, se si ti bëja të lumtur
As dashuria ime, si beri të qetë
As fjala ime, e bukur si flutur
Tani që ma futën,djallin në kokë?!
Mësova dhe unë,se si të them “jo”
Të jesh e rrethuar,me miq e me shokë…
Por kur vjen tek vetja,e kam emrin “jo”
/QendraPress/