Çaste poetike me poeten:-Rovena SHUTERIQI

Shtatore e mermerizuar që goja nuk flet.

Në sytë gjysmëmbyllur, diç fsheh, një amanet.

Në frymën ngurtësuar që kraharorit këlthet.

Në vesh e tru, kujtimet rendin që të marrin jetë.

Amanetin ka kohë që e përcjell sypicëruar.

Derdh ndonjë lot margaritar që heshtjen të tresë.

Një prekje, shtrëngim kërkon dorës, që lodhje s’pranoi.

Një përqafim dëshiron, ngrohtësi sadopak të ndjejë.

Kurmi qëndron stoik në palëvizshmëri.

Shtatore e mermertë, si idhull i një Shenjti.

Mblidhen rreth saj breza të panumërt.

Bekimin, mirësinë, t’u fali përjetë.

/QendraPress/