Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Marigona KELMENDI

Katrahurë

—————————–

Kam nisur t’i flas tokës gurit

Me një kërkesë kohën e artë

I hedh fjalët si topa bore

Të shkrijnë tokës gurit drizave

Ani mirë pak lagështi iu bën mirë

Toka premton të korra të mira

Guri të thërrmohet ca nga ca

Drizat si paralajmërim katrahure

Ndihmuar nga erërat tymi

Si dhe nga ky shi i ngadalshëm

Babë sot shiu më shton pikëllimin

Kujtimin për ty Babë

Tek i shkund pluhur përrallash

Më vjen veshëve një korale

Mes shushurimës së shiut

Të njëtrajtshëm

Një zë i ëmbël jehon qartë

Është zëri yt Babë o Babë

Që shkrihet me kor heronjsh

Po Babë ti me Gjyshin

Jeni kori i kujtesës sime

Me folni pak edhe për krenarinë

A kthehet gjjthçka që ikën

Mos më thuaj jo

Babë o Babë

Kurrën e kurrës pritja nuk vdes

Se Ti gjithçka më mësove mirë

Edhe të di si të pres

Si t’i flas tokës gurit

Kohës që Ti ma le trashëgim

/QendraPress/