Fryma poetike e së dielës me poeten;-Irena HOXHA

THONJTË E ARIUT

——————————-

Sa më shumë Atdhe do vuash

Me troje e gjak t’i do paguash?!

Sa je etur sa je tretur

Oh, ç’je bërë si torbë e shqepur!

Halli që mbi krye t’ka rënë

Po të çjerr si ”thonjtë e ariut” në shkëmb!

Ti lë gjurmët thellë në shpirt,

Të gjesh në fund të tunelit dritë!

#IrenaHoxha

/QendraPress/