Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimi PANE

Eh…
————————–
Druaj se fjalët më tradhtojnë,
se nuk arrij të them as dy.
Dëshira më digjet në shpirt,
e zemra më dhemb për ty.
Lotët rrjedhin si shi i heshtur,
pa ndalur, pa pushim në sy.
Sa dhimbje kjo ndjenjë e thellë…
përse vallë jam mbërthyer te ty?
Qetësia më mbyt në heshtje,
zhurma më shpërndan mendimet.
Veç një fjalë nga ti
ma ngre zemrën mbi kufijtë.
O shpirt, pa ty s’di të rri,
të lutem, më fal një zë.
Por ti, si gjithmonë, në heshtje,
lutjet e mia i lë pa kthim, pa përgjigje.
Hesht… dhe unë humbas në pritje,
mes fjalësh që kurrë s’i thua.
Ç’të kuptoj nga kjo heshtje,
kur veç dhimbja më flet për ty mua?
Qaj… dhe pyes veten në errësirë:
përse kështu, o lotët e mi?
Dhe prapë, në fund të çdo dhimbjeje,
emri yt mbetet tek unë… përsëri.
Të dua pa fund,
pa kufi, pa mbarim,
në çdo rrahje zemre,
në çdo frymëmarrje — përjetësisht.
/QendraPress/