Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Nexha REÇICA

SYTË E TU
——————-
Janë det i qetë
që më merr në përqafim
sa herë që humbas në to.
Janë të etur
edhe kur duken të mbushur
si lumenj që s’gjejnë fund.
Sytë e tu të pagjumè
janë baladë e trojeve tona
që xixëllojnë nè errësirë.
Sytë e tu janë Atdheu
njè thirrje e heshtur
që kërkon shpëtim në mua.
/QendraPress/