Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i cili po mbahet në qytetin e Lushnjes së Shqipërisë. Gjatë vizitës në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale, Kadriaj ka zhvilluar një bisedë konstruktive me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla.
Me këtë rast, Kadriaj i ka përcjellë ministrit ftesën zyrtare për të vizituar Prizrenin, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në sektorin e agrobiznesit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Prizrenit, ky takim synon krijimin e urave të reja të komunikimit“Qëllimi i kësaj ftese është njohja nga afër e potencialit bujqësor të komunës sonë dhe eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në projekte konkrete bujqësore”, thuhet në njoftimin e Komunës.