Çaste poetike me poeten;-Klejda PLANGARICA

𝐄 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐀𝐅𝐓𝐔𝐄𝐒𝐇𝐌𝐄
————————————-
Më shtyp pamjaftueshmëria ime,
Si hapat e fundit në dëborën e prillit…
Përplaset dyshuese mungesa mbi mua:
– Nuk mjafton dëbora, apo gjurmët?
E pamjaftueshme jam unë për dimrin,
që kurrë s’mësova ta pranoj siç është.
Ia desha borën, (sa shumë), por e shkela…
Tani, hakmarrshëm, çdo prill më shkel ajo.
E pamjaftueshme për ty, për ne!
Nuk kam më borë të mbush paplotësinë tënde
Tkurrem gjithë kohës të mbuloj zgavrat bosh,
Përmes zbrazëtisë shoh dashurinë që shembet!
/QendraPress/