Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

ECi GJURMËVE TË HESHTURA

———————————–

Tri vargmale i kalova

Si Gjergj Elez Alia në kohët e vona

Kali eksploron zë lëshon hingëllon

Ujë, lule e vesë bjeshka jonë

Bareshën e pashë e kishte zënë gjumi

Në djepin e pagarushës e përkundi

O u dridh mali çka u ba?!

Syzezën nuk e pash ma as kur ia dha

qobanit qoraptë për vrimat e gardhit,

as kur u

dridh stani, as kur iu shurdhu këmbona e dashit

Doruntinën nuk e pash

Shtegu i bijave s’ishte në hartë

Ikën ustallarët u bënë kurbetçarë

Bota rininë na e ka marre..

/QendraPress/