Fryma poetike e së dielës me poetin;-Enver N. REXHAJ

Mungesë
———————————–
Sa thëllë në shpirt ndjenja qëndron,
se fjala “mungesë” rëndë tingëllon,
si natë pa yje, si dritë që s’vjen,
si zemër që rreh… por qetësi s’gjen.
Një zë dikur lehtë pëshpëronte:
Pa ty as fryma s’më qëndronte…
dhe ajo fjalë, si plagë e butë,
ende në heshtje shpirtin e lut.
Por jeta rrjedh, s’ndalet, vazhdon,
edhe kur zemra fort shtrëngon,
se diku brenda, mes çdo vetmie,
digjet një dritë… që errësirën e thyen.
/QendraPress/