Qendra e Studentëve nga 1 tetori i pret banuesit e rinj
Qendra e Studentëve do të jetë gati që të pres banues të rijnë që nga 1 tetori si çdo vit tjetër. Madje konviktet e kësaj Qendre janë duke u rinovuar e pastruar, pasi që ishin përdorur për karantinimin e të kthyerve nga jashtë Kosova deri në mesin e muajit qershor.
Drejtori Fatmir Sfishta në një intervistë për Ekonomia Online, e quan fat të madh mbylljen e karantinës, pasi që kanë filluar me projektet sa i përket renovimit të objekteve.
Tutje, ai tha se Qendra e Studentëve po punon në vazhdimësi në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve për një ambient sa më të pastërt e të rehatshmëm për studentët banues.
Sipas tij, në këtë qendër ka filluar të bëhet edhe pastrimi i dyshekëve në të gjitha dhomat e konvikteve.
“Në momentin që është mbyllur Qendra e Studentëve si karantinë ne i kemi dezinfektuar të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme, mirëpo zakonisht në fillim të çdo vitit akademik ne bëjmë edhe njëherë dezinfektimin e çdo hapësire. Tash kemi filluar edhe një projekt për pastrimin e dyshekëve që kanë qenë të përdorur gjatë kohës së pandemisë”.
Sfishta thotë se çdo projekt i planifikuar do të kryhet deri me datën 15 shtator.
“Në kushte normale studentët kanë nisur të vijnë në Qendrën e Studentëve me 1 tetor, mirëpo këtë vit për shkak të pandemisë nuk varet nga ne”.
“E jona është që të bëhemi gati që me 1 tetor të fillojë viti akademik dhe të vijnë studentët, por varet nga institucionet e tjera që viti akademik të vazhdojë në rrethanat normale. Çdo projekt është planifikuar të kryhet deri me datën 15 shtator”.
Ai tha se në konviktet numër II dhe IV janë duke u rinovuar banjot dhe nyejve sanitare duke shtuar se në përfundim e sipër është ngjyrosja e të gjitha hapësirave të brendshme në konviktin numër V, raporton EO.
“Po bëhet renovimi i tërësishëm i banjove dhe nyejve sanitare të konviktit numër II dhe numër IV. Gjithashtu është në implementim dhe realizim e sipër procesi i vendosjes së dyerve nëpër të gjitha konviktet e vjetra duke filluar nga konvikti i deri në konviktin numër V”.
“Çdo konvikt deri më tash që ka qenë i vjetër do të vendosen dyert e reja të nivelit shumë të lartë. Për momentin janë duke u kryer edhe shtrirja e gypave të ngrohjes qendrore nëpër të gjitha konviktet e hapësirave të brendshme. Jemi në pritje të fillim të projektit edhe për palestrën e sporteve 1 Tetori në vendosjen e karrigeve të reja”.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, me 13 mars të këtij kishte vendosur që Qendra e Studentëve në Prishtinë të shëndrrohet në hapësirë karantine, raporton Ekonomia Online.