Çaste poetike me poeten;-Elida BROSHKA

Vendi im

———————

Vend ku mblidhen gjithe hajdutet

Na drejtojne kurvaret e kuçkat…

Moral japin kur skane per vete

Vjedhin, dhe thone kemi shtet’…

Vend ku mblidhen tradhetaret

Shesin, ç’te munden barbaret…

Korrupsion neper gjykata…

Prokurore, gjyqtare hajduta…

Vendi im i mjere ku ke rene

Ne ç’duar te pista te ka zene…

Me hajdute e propagande…

Bejne çte duan e hipin larte…

Vend ku talentet i largojne

Se plehrat, te paaftet çmojne,

Mblidhen, perkrahin njeri-tjetrin

Maskarenjte mbrojne te vetin…

Vend ku ecen vetem mbrapa

Nuk mjaftojne, sa psikopata…

Per te drejtet s’ka drejtesi …

Ne ç’duar ke rene moj Shqiperi!

/QendraPress/