Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

KTHIM NË TOKËN E ZEMRËS!
—————————————-
Kujtime që rrinë zgjuar në shpirt çdo çast,
atje ku hodha hapat e parë në tokën e zemrës.
Ah, sa mall kam për zërin e bilbilave të vendit tim,
të puthja me mall edhe gjurmët e nënës!
Kam mall për shtëpizën e vjetër nostalgjike,
atje ku kam mbjellë buzëqeshje, lumturi e gëzim,
t’i mblidhja bashkë me cicërimat e zogjve,
t’i pikturoja në shpirtin tim plot mallëngjim.
Një ditë do të kthehem te rrugicat e fëmijërisë,
të përqafoj me mall çdo gur e çdo kujtim,
se zemra kurrë s’u nda nga toka e dashurisë,
që jeton përherë në shpirtin tim.
/QendraPress/