Çaste poetike me poetin;-Sabit RRUSTEMI

KANGA E TURRAXHIJVE

/Parodi kohe/

———————–

Nisen turraxhijtë, turra–turra, Nanë

as udhët nuk po i nxanë, as udhët …

dyert hapun jav kem’ lanë

mos t’na’j marrin nëpër kamë

Taxhi ju hodhëm sa me thanë

lugin dojnë për me ngranë

lugi ju mettë nëpër dhamë

as për dhenë kurgja s’lan’ .

Ciflav t’lugit shka t’ ju bajmë

shka t’ ju bajmë o shka t’ju bajmë

mas nji kokrre iu ranë dhamtë

o, dhamtë e vet s’un p’i gjajnë.

Dilni pritni turraxhijtë oj nanë

po ku ishin kur i patëm lamtë

ku ishin ej, he turra i nxaftë

i madhi Zot pa turraxhi na lashtè…

/QendraPress/