E shtuna poetike me poeten;-Shkurte BERISHA

SA I BUKUR ËSHTË LOTI

———————————-

Sa i bukur është loti

Kur nga zemra del ngadalë

Si nga i dobëti dhe i forti

Rrëshqet lehtë,nuk ka fjalë.

Loti na rrëshqet nga malli

Por, dhe kur ne na zë halli

Kur shumë s’duam të flasim

Dhe në vështirësi kur hasim.

Edhe dhimbja kur na djeg

Dhe kur është vapë ,zheg

Si një shi mbi tokë të tharë

Vjen plagën për ta larë.

Prandaj ,lotin mos e fshi’

Lëre faqes të pushojë

Ndonjë gllënjke dhe mund të pi’

Le të rrjedhë si uji në kroje.

Shkurte Berisha 14 Maj 2026

/QendraPress/