Posta e Kosovës po shyrton mundësinë e bashkëpunimit me komunën e Mamushës.

Menaxheri I Postes së Kosovës në Prizren. Liri Ramadani në faqen e tij elektonike ka bërë një postim ku shkruan ‘’Sot pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Mamushës.
Z. Krasniç u shpreh i kënaqur me cilësinë e shërbimeve që Posta e Kosovës ofron për qytetarët e kësaj komune. Ai, gjithashtu, tregoi gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, gjithmonë në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Në emër të Postës së Kosovës, e falënderova z. Krasniç për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë e treguar për zgjerimin e këtij bashkëpunimi, me fokus të veçantë në fuqizimin dhe avancimin e zyrës postare në Mamushë.’’Liri Ramadani, është njëri nga njohësit më elitarë të kësaj lemie në Kosovë ,me përvojqë evropiane e përkushtim të jashtëzakonshme/QendraPress/

