Çaste poetike me poetin;Murtez ASLLANI

TEK URA E GURIT

——————————

Tek Ura e Gurit

lashë një kujtim,

skaj urës gdhenda

edhe emrin tim.

Kur kalova pranë urës

diçka m’u kujtua,

ditët e rinisë

në Prizren i kam kaluar.

Mbi këtë urë

çdo ditë kam kaluar,

për kohën e shkuar

mendja më ka shkuar.

Ajo urë e lashtë

lidh qytetin e bukur,

veriu dhe jugu

aty jetojnë të lumtur.

Mbi Bistricën e bukur

ura krenare qëndron

ka shekuj që është ndërtuar

bukurinë Prizrenit ia shton.

Ndërtoni ura, o njerëz

se ato nuk harrohen,

krijoni miqësi të reja

dhe të gjithë t’bashkohemi

/QendraPress/