Çaste poetike me poeten;-Ermira IFANDI

SI NJË LETËR PA PËRGJIGJE
——————————————–
Ti je aq e bukur,
sa thuhet për Helenën e Trojës,
aq e natyrshme,
si heshtja që pason një puthje.
Ti je po aq e thjeshtë,
si një shëtitje përgjatë lumit,
ku poeti thith frymëzim
dhe netëve bën dashuri me vargun.
Ti je po aq e ndjerë dhe e largët,
si dashuria e Tatjanës për Onjeginin,
si deti në pritje të hënës,
si një letër pa përgjigje.
Athinë, më 07.05.2025
Ermira D. Ifandi
/QendraPress/