Shaqir Totaj-Operacioni “Shigjeta” kujtohet si krye e UÇK-së, tha në Prizren.

Sot, në 27 vjetorin e nisjes së operacionit “Shigjeta”, bashkëluftëtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, SHBA fillimisht vizituan kompleksin memorial në Landovicë të Prizrenit, për të bërë homazhe dhe nderuar luftëtarët që ranë gjatë atij operacioni.Derisa pastaj në shtëpinë e Kulturës ‘’Xhemajli Berisha’’ në Prizren u mbajtë akademia kushtuar kësaj beteje.Fillimisht Muhamer Ibrahimi, që mbante veshur uniformën solemne si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Foli përë këtë betejë Ai tha se sot me këtë veshje po ndihet “sikur ditën e parë kur veshi uniformën e UÇK-së”.Ibrahimi thotë se operacioni “Shigjeta” ishte grushti i fundit për largimin e forcave serbe nga Kosova. Tash secilën ditë e shoh rëndësinë dhe madhështinë e atij operacioni dhe efektin që e ka pasur… E di që ka qenë një prej operacioneve që ia kemi dhënë grushtin e fundit ushtrisë serbe”Ai tha se përë këtë operacion ka shkruar edhe Vesli Clark, tha ai. Këtë akademi e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ,I cili me këtë rast tha se sot, po nderojmë kryeveprën e UÇK-së.Dhe fal gjakut të dëshmorëve sot e kemi lirinë e këtij vendi tha ai. Fjalë rasti për këtë betejë ka mbajtë edhe gjeneral Agim Çeku ish shef I shtabit të përgjithshëm të UÇK-së tha sot e rikujtojmë kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot Shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta’ – kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë nga toka dhe bashkërisht e kemi kryer ashtu siç është më së miri. Humbjet tona kanë qenë shumë minimale, kurse nga ana e armikut kanë qenë shumë të mëdha. Pastaj ai tha se si është kryer ky projekt dhe falenderoi eprorët e këtij operacioni si dhe gjithë pjastarët, por kryetrimi ishin edhe ata nga diaspora tha ai. Pastaj edhe një përshëndetje nga Bataljoni ‘Atlantiku’’ u tha se Pashtriku atje ku jehonin krismat e pushkave të lirisë.
Operacioni “Shigjeta” u zhvillua nga 26 maj deri më 10 qershor 1999. “Shigjeta” kishte tre drejtime taktike: Kosharja, Pashtriku dhe Koritniku. Ai shtrihej përgjatë vijës kufitare nga Kosharja në Korintik.Pastaj pati edhe një program artsitik.Në këtë operacion gjeneral Bislim Zyrapi mbetet njëra nga figurat më të rëndësishme në këët kryebetejë të luftës së UÇK-së.
/QendraPress/