Fryma poetike e së mërkures me poeten;-Lina POLLO

I vështroj fletët, të shkruaj diçka

——————————————–

Përsëri ngelen bosh, se fjalë nuk ka

Është lodhur truri nga shumë mendime

Dhe nga stresi i jetës, bën vetëm zhgarravime

Të formoj dy rreshta, ehh që nuk i gjej

“Qetësohu”, i them zemrës, se fjalët vijnë si det

Lexoj e lexoj, prapë nuk i thur dot

U lodhka dhe poeti, nuk shkruan dot sot

As malli, as deti, as hëna, as dielli

Nuk paskan më frymëzim, në këtë qiell të zbehtë prej terri

Edhe dashuria, sot nuk triumfon dot

Prapë këto fletë, ngelen përsëri bosh

E di, do kalojë, do qetësohet zemra

Dhe fjalët do rrjedhin, s’do ndalet më pena

Ja bëni hallall, poetin edhe sot

Se nesër përsëri, do mbushë rreshtat plot

/QendraPress/