Çaste poetike me poeten;-Zana PIRA

KAQ
——————
Gjithmonë burrështetasit
me maska
më kanë neveritur
anasjelltas ndërsjeslltas
paj si t’ju them
më kanë neveritur
Ç’farë pata rrënu
dje
sot kot e ndërtoj
hë..
dhe shpesh e nesërmja
më zgjon duke e matun ditën
me hapa e jo me sy
Nepër kokën time
mendimet t’koklavituna
më janë perzier
e që besa lëmsh pa fije
janë ba
Çdo zhgënjim në jetë
më torturon vetvetiu
nuk e di pse?
apo e di!
apo koha është tjetërsu
pa e thané asnjë fjalë të vetme
kur bota e humbi fillin
nëpër shkretëtinë t’sakatosun
busulla e tradhëtisë
brigjeve nëpër gjemba
nuk mund t’më mashtëroj
dot..
jo
jo
Ngaqë historia e popullit tim
nuk mësohet nëpër mes vrimës
Së kashtës , nga gjë e gjëza me një
Kaq!
/QendraPress/