Çaste poetike me poeten:- Nertila META

Më fal o vendi im!
——————————–
Të janë vërsulur me bomba
Me mina,e granata….
Të kanë çarë me dete
Me anije,me skafe….
Të kanë dërrmuar me male
Fusha,gurë e zhavorr
Të kanë thyer brinjët
Nga krahu yt shekullor.
Të kanë përçunduar krejt
Të mëdhenj e të vegjël
Disa me firma fallco
Disa edhe pa letër
Të kanë robëruar…..
Me shpatë,e këmborë
Të kanë quajtur trim
Kur të kishin në dorë.
Por dot nuk të kanë
Edhe pse ndërtojnë….
Kulla,pallate,tunele
Edhe pse rininë ta degdisën
Edhe pse hajnitë po qeverisen…..
Edhe pse barku ju është bërë kosh
Kot lodhen! Ti do të triumfosh.
Me baterinë e erës
Që koha po të dhuron
Me zërat e pafajshëm
Që tek ty vajton….
Për ëndrrat e thyera
Që tek ti realizon
Është një rini që ty të don
Të don! Të don.
Aty besoj dhe unë
Fort e më fort….
Se dashuria për atdheun
Është amanet
Që toka nuk e tret dot!
Qershor 2026
/QendraPress/