Fryma poetike e së dielës me poeten:-Linda FANA

Kaçaniku dhe Rruga e Lirisë
——————————————
Në Kaçanik u ngrit flamuri i parë,
Kur errësira rëndonte mbi shqiptarë.
Aty u shpall Republika me guxim e besim,
Një dritë shprese për brezat në vazhdim.
Me fjalë të urta e me zemër të fortë,
Ibrahim Rugova mbajti gjallë një botë.
Kërkoi liri me durim e mençuri,
Që Kosova të ecte drejt pavarësisë.
Por liria s’erdhi nga një dorë e vetme,
Shumë bij e bija dhanë mundime të çmueshme.
Nëpër vite sakrificash e qëndrese,
U ndërtua rruga e shpresës dhe mbijetesës.
UÇK-ja lindi nga bijtë e këtij vendi,
Nga ata që nuk u përkulën para asnjë rendi.
Adem Jashari e shumë luftëtarë të tjerë,
Shkruan me gjak historinë e tyre.
Pastaj erdhi dita e madhe, dita e bekuar,
Kur ëndrra e brezave u pa e realizuar.
Në Kuvend u firmos akti i shtetit të ri,
Si vazhdim i një rruge drejt pavarësisë.
Historia është vepër e shumë brezave bashkë,
E atyre që punuan në paqe e në flakë.
Prandaj nderi u takon të gjithëve pa dallim,
Që Kosovës i dhanë liri dhe përjetim.
/QendraPress/