Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Adelina MINA

ATDHEU
——————–
Atdheun në pëllëmbë e mbaj,
Në sy ditë e natë e kundroj,
Mbi shpatulla e peshoj,
Në gjoks fort e shtrëngoj.
Në këmbë ec mbi trup të tij,
Peshën e gjithë jetës ngarkova,
E ti më mbajte, Atdhe, pa bërë zë,
Si dhimbjen që fsheh në zemër nëna.
Emrin e ke lule mali, erë trëndelinë,
Një pemë, një lumë, një dallëndyshe,
Një krua, nimfë ujëvare, gur i rëndë,
Ilir, Teutë, Gjergj, Rozafë, jam arbëreshe.
Emrin tënd e mbaj në buzë,
Si lutje, si këngë, si amanet,
Atdheu, je rrënja ime e lashtë,
Fryma ime përjetë që dhemb deri në ashtë.
/QendraPress/