Çaste poetike me poeten:-Igballe SADIKI

GJAKOVË – LIRI ME GJAK
————————————-
Ik o shkja, mos më prek në damar,
mos më prek në gjuhë e kulturë,
mos më prek në gjak e në flamur,
mos mi prek trojet e mia,
se sa të jem gjallë s’i lëshoj kurrë.
Gjakovë legjendare, e mbuluar me gjak,
rridhte gjaku si lumi nëpër gurë
e nëpër prag.
Qanin nënat për bijtë, me lot e me
mall,shumë vatra shqiptare mbetën
pa vajza e pa djalë.
Nga Reka e Keqe, Juniku e Hasi me trimëri,
u ngritën djemtë e Gjakovës
për ta fituar lirinë.
Disa ranë dëshmorë, për atdhe e për nder,
disa u kthyen me plagë që s’shërohen asnjëherë.
Sot, më 14 qershor, 27 vjet liri përkujtojmë,
me lot në sy e krenari dëshmorët
I nderojmë.
I lutem Zotit të kthehen në çdo shtëpi,
që nënat tona të mos mbesin me duar ne gji.
Gjakovë legjendare, s’të shuan as
koha as stuhia,
në zemrën e shqiptarit jeton përjetë liria.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të
Gjakovës dhe Kosovës!
/QendraPress/