Çaste poetike me poeten:- Natasha Limaj FEJZAJ

QËNKE GJITHËSIA

——————————–

Dhe, pse çmendurisht të dua

Them, për pak kohë të të lë…

‘’ Qamet ‘’ e vështirë më duket

Se të ndjej në A.D-ë. N-ë…

Të kam hambarin e shpirtit

Të kam doktorin e zemrës…

Ty, të flas, kur më pik malli

Për ledhaputhjet e Nënës…

Të kam depozitë loti

Ballmbështetur, kur marr koti….

Të kam pistëzë vallzimi

Dehadehur nga gëzimi…

Të kam sepete për halle

Her’logas, her’ Iso Labe…

Të kam krahë për fluturim

Qiellin çaj për gjakun tim…

Të kam flakë ‘’ Prometeu ‘’

Oooh…, sa shum’për natë ‘’ Shëndreu ‘’…

Varg ,si mundet të të lija

Kur Ti…, qënke Gjithësia ?!…

Natasha Limaj Fejzaj

/QendraPress/