Çaste poetike me poeten;- Ibadete Humolli TETAJ

Në vrap të kohës

————————–

Ku ta kap kohën,

unë e përpëlitura,

që n’varg heshtjen thej,

edhe n’lëmshin e jetës,

me ndërgjegjje t’bardhë

fillin gjej.

Unë, shpresa e lugjeve t’blerta

me librin e durimit n’krahë,

çdo natë perkund hënën

në vargun tim,

e dashuruar me dritën

e këngës n’vegim

/QendraPress/