Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Prizren.
Ky festival unik do të mbledhë kampistë dhe adhurues të natyrës nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të aventurës, rekreacionit dhe shkëmbimit kulturor, raporton PrizrenPress. Me një program të pasur me aktivitete rekreative, argëtuese, muzikë dhe atmosferë të veçantë, festivali synon të promovojë Prizrenin si destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor, natyror dhe aventurier.Sipas organizatorëve, eventi do të zhvillohet në Vermicë dhe do të zgjasë tri ditë, duke përfshirë akomodimin e pjesëmarrësve, orientimin, aktivitete sportive dhe kulturore, si dhe performanca muzikore. Në kuadër të programit parashihen edhe aktivitete interaktive, shëtitje në pika të ndryshme kampingu në Kosovë, si dhe mbyllja e festivalit me zjarr kampi dhe atmosferë festive