Çaste poetike me poeten;-Suzana ALIMANI

Një martini, të lutem

—————————–

Një martini të lutem

që ta kthej me fund

ta marri e mira

të dehem, ta humb

Një martini të lutem

një fletë e pakë bojë

s’më duhet gjë tjetër

se dielli perëndoi.

Një martini të lutem

t’i shkruaj asaj

sa shumë piva vetëm,

sa herë kam ndjerë faj.

Një martini të lutem

një cigare k’shtu kotë

ta mbaj nëpër gishta

se s’è duroj dot.

Një martini të lutem

dhe ik , më lër vetëm

ta hedh hallin tim

në këtë copë letër.

Një martini të lutem

Pak guxim e fjalë

ta shkruaj, të shkretën

cfar’ s’i thash asaj.

Një martini të lutem

harresë bëj një thes

ta dredh k’shtu me nge

deri sa te vdesë

/QendraPress/