Çaste poetike me poetin;-Sahit SHALA

BUZËQESH

—————————

Buzëqesh o njeri i mirë

ta veshë në gaz dikë rreth teje.

Buzëqeshje, e bardhë e dëlirë

shëmbëllen si dritë rrufeje!

Buzëqesh, për gjëra të ëmbla,

për butësi e për urti,

Mos u merr “zënka e dëngla”

Veç një jetë, e tjera s’ki!

Buzëqesh kur e zgjatë dorën.

e një tjetër, e ndihmon,

kush ka lëmosh, për skamnorin,

Vetë natyra e” BEKON”!

Mos e prit, se çfarë thotë tjetri

Beje ti, me pa përtesë

Veç buzëqeshja te ngelë pranë veti,

Kur e benë dikën me shpresë!

/QendraPress/