Çaste poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

DO TË VIJ

——————-

Një mëngjes do të jem aty

Aty ku dita s’ka perëndim

Do të qëlloj me guralec në xham

Derisa të më shfaqesh ti.

Në ujin e lumit që rrjedh pandalë

Do të nisem drejt teje

Do të dalësh si një njalë

Një mëngjes të bardhë, e di

Dhe kur dielli të perëndojë

Me sy hapur do të ëndërroj

Do pres mëngjesin që të vijë

Sërish të nisem për tek ti.

Një mëngjes, e di, do vij

Do të mbërrij aty tek ti

Do ta lë shpirtin pranë syrit tënd

Që të jetojë në përjetësi

/QendraPress/