Çaste poetike me poeten;-Dhurata Ndoni CELA

FAJIN NUK NA E KA KUSH…

————————————-

Vendi im i lodhur nga pritja

në prag,

me plagë të vjetra që pikojnë

gjak:

-Ne që dikur morëm rrugët

e botës,

lamë pas heshtjen dhe hallet

e tokës.

Kthyem krahët nga halli,

nga shpresa,

na joshi paraja,ajo e pabesa.

Por vitet rrodhën si lumenjtë

në det,

nëna na priste e mjerë dhe

e shkretë.

Sot ,sa lehtë me gishta tregojmë;

nga lista e fajtorëve veten

largojmë.

Barra më e madhe ne na takon,

kush njeh përgjegjësinë ,

dot s’e mohon .

Jo!Jo!

Mos ua lini fëmijëve përgjegjësinë!

Ata nuk shkruajtën udhë

për vajtim,

rininë mos e bëni mish për top,

mbi supet e saj qëndron

një glob!

/QendraPress/