Çaste poetike me poeten:-Lola SHEHI

KËMISHA

—————————

Sot në punë vesha këmishën që mbaje ti,

Atë me jakë sport e dantella në mëngë,

Oh ç’ndjesi kur më prekte e puthte në trup!

Ndjesi prekje nëne që më ngjeth e marramënd.

Copë i bëra majat e sandaleve me vështrimin lart,

Mes kaltërsisë së qiellit, të dalloja sytë e tu,

Një re e bardhë më buzëqeshte atje tej,

Dhe qielli per çudi bëhej dhe më blu!

Një fllad lajkatar m’dallgëzonte flokët,

Një fijëz drite m’përvëlonte mbi buzë,

Zgjatem e stërzgjatem ta marr në gji,

Kaltëroshja pikloi mbi sy, u qetua mbi bluzë…!

/QendraPress/