Ndahet nga jeta ish  i eprori i UÇK-së  dhe atdhetari Elbasan Shoshaj.

                        Me dhembje të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish eprorit të lartë të UÇK-së dhe atdhetarit të dëshmuar për lirinë e Kosovës  Elbasan Shoshaj. Elbasani  tërë jetën ia kushtoi lirisë së Kosovës. Në ditët më të vështira dhe në rrugëtimet të Kosovës   për liro dhe  në rrugëtimin më plotë rreziqe, ai ishte shembull i guximit, besës dhe dashurisë së pakufishme për atdheun dhe për Kosovën. Ata që e kanë njohur i dijnë sakrificat e ilegales dhe celulave të rezistencës,ku Elbasni ishte ndër shembujt më të mirë  të një idealisti e atdhetari  duke pasur gjithmonë të njëjtën ëndërr: Kosovën e lirë. Ai që gjithmonë ishte në krye të detyrave që ia kërkoi atdheu duke qene prijetar në shumë  aksione e në shumë detyra për lirinë e Kosovës. Kontributi i tij  ishte I madhe  para  e në luftë të Kosovës, për të mos munguar edhe pas lufte në  DKA të Prizrenit  

I lehtë të ,qoftë dheu i Kosovës këtij atdhetari e veterani  të  lirisë ! Kujtimi dhe vepra  e  Elbasn Shoshajt do të jetojnë përjetësihst. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve! Elbasan Shoshaj  mbetet sinonim i pavarësisë së  Kosovës /QendraPress/